Ekipi i xhudos ka nisur garat në EYOF Shkupi 2025, ku sot kanë garuar Sidorela Dodaj, Roni Reshitaj e Milot Gashi.
Dodaj (-52 kg) e Reshitaj (-66 kg) i nisën mirë garat duke shënuar nga një fitore, mirëpo më pas u ndalën në raundin e dytë. Reshitaj e pati edhe mundësinë e radhës që përmes repesazhit të ndjek rrugën drejt medaljes së bronztë, por që nuk doli i suksesshëm.
Gashi u ndalë në raundin e parë të kategorisë -60 kg.
Ekipi ynë në xhudo mbyll garat nesër me Enise Zijaden, që garon në kategorinë -57 kg.