TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arsyet përse ju lotojnë shpesh sytë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arsyet përse ju lotojnë shpesh sytë

Lotët janë të domosdoshëm për sytë, pasi largojnë toksinat e dëmshme nga sytë dhe i ndihmojnë ata që të jenë më të shëndetshëm.

Jo vetëm kur qani, por edhe kur qeshni apo qëndroni shumë në dritë, lotët mund të rrjedhin shumë lehtë nga sytë tuaj duke mos krijuar ndonjë shqetësim.

Gjithsesi mbushja e syve me lot pa ndonjë arsye të veçantë mund të jetë një shqetësim shëndetësor të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi.

Në këtë artikull ju tregon disa nga arsyet se përse ju lotojnë sytë dhe si të kujdeseni për to.

Probleme me gjëndrat meboiane

Këto kanale apo gjëndra, janë të vendosura poshtë syve dhe  prodhojnë një substancë vajore e cila përbën pjesën yndyrore të lotit.

Sa më pak  nga kjo substancë që të prodhohet aq më të thata do të ndihen sytë tuaj, duke shtuar kështu nevojën e trupit për të prodhuar lotë.

Kështu jo pak herë do ta gjeni veten duke lotuar pa pushim pa ndonjë faktor të jashtëm që jua shkakton këtë.

Mjafton të vendosni një peshqir të ngrohtë poshtë syve tuaj për të stimuluar prodhimin e vajit në këtë zonë të fytyrës.

Keni sy të thatë

Edhe nëse gjëndrat meboiane që shpjeguam mësipër funksionojnë siç duhet ju sërish mund të vuani nga tharja e syve.

Ky problem prek jo pak njerëz dhe mund të vijë si pasojë e shkaqeve të fshehura siç është artriti reumatoid, inflamacioni, medikamente të ndryshme, duhanpirja apo era e fortë.

Kur sytë nuk kanë balancën e duhur të lagështisë do të kenë tendencën që të prodhojnë më shumë lotë

Tharja kronike krijon shtimin e lotëve n mënyrë që të mbahet një balancë e shëndetshme për sytë.

Për këtë problem konsultohuni me një mjek spcialist dhe merrni pika të posaçme për sytë tuaj.

Bllokimi i kanaleve të lotëve

Lotët prodhohen nga gjëndrat e lotëve, për të rrëshqitur më pas në vrimat e vogla që ndodhen në cepin e syve nga ku dalin lotët.

Kur këto kanale bllokohen me lot ata do të rrjedhin papushim nga vrimat e vogla që keni në sytë tuaj duke ju lënë me sy që lotojnë vazhdimisht.

Kjo mund të ndodh tek të mëdhenjtë e të vegjlit si pasoje e ndonjë lëndimi në këtë zonë apo infeksione të ndryshme.

Për ta zgjidhur këtë problem duhet të këshilloheni me një mjek specialist pasi në rast infeksioni duhet të kurohet me antibiotikë.

Alergjitë

Si alergjitë ashtu dhe e gripi mund të shkaktojnë rrjedhje të pa vullnetëshme të syve.

Sa më shumë të qëndroni larg gripit apo elementëve që ju shkaktojnë alergji aq më larg do të mbani dhe sytë e lagësht.

Konjuktiviti

E quajtur ndryshe edhe “sytë e kuq” kjo sëmundje mund të jetë pasoje e ndonjë viroze apo infeksioni të syve.

Shkakton dhimbje, lot, kruarje të syve dhe një sërë simptomash të tjera të bezdisshme.

Infeksionet e syrit

Nëse ju krijohen shpesh qeska të vogla e të kuqe në kapakët e syrit atëherë po vuani nga një inkfesion bakteral.

Kjo do të shkaktojë përveç dhimbjes edhe shumë lot të cilët dalin gjatë gjithë kohës nga sytë tuaj për të luftuar infeksionin.

Këto infeksione nuk janë të rrezikshme dhe mund të qetësohen me kompresa të ngrohta, por gjithnjë këshillohuni me mjekun për tu kuruar.

Problemet me kornenë e syrit

Kornea është pjesa transparente që vesh syrin tonë dhe njihet si linja e parë që na mbron nga bakteret dhe infeksionet e jashtëme.

Çdo gjë që e irriton kornenë i bën sytë tuaj të lotojnë, prandaj kujdesuni që ta mbani atë sa më të paprekur.

Paraliza e fytyrës

Ekziston një lloj sindrome apo gjendje e trupit ku nervat apo disa pjesë të fytyrës paralizohen de ndalin së funksionuari si pjesa tjetër.

Kjo bën që qepallat tuaja të mos përplasen si zakonisht gjë që i than sytë më shumë nga sa duhet e më pas trupi fillon të prodhojë më shumë lot.

Në këto raste mjekët këshillojnë që të hidhni pika me lot artificial në sytë tuaj për t’i mbajtur sa më të shëndetshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Çfarë i ndodh organizmit kur nuk hani për 36 orë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Çfarë i ndodh organizmit kur nuk hani për 36 orë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Katër perimet më të mira të dimrit

Katër perimet më të mira të dimrit

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën