TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arsimi në bllokadë – Në sytë e ekspertëve viti 2025 kalon pa ndonjë ndryshim

Me sfida e probleme të shumta është përcjellur viti 2025 në sektorin e arsimit. Çështja e pagesave, cilësia në arsim, tekstet shkollore janë çështjet kryesore që kanë bërë zhurmë në vitin që po e lëmë pas. Por ky viti kishte edhe disa suksese në sferën e arsimit. Ndjekim kronikën në vazhdim e cila na sjellë në mënyrë të përmbledhur se çka e karakterizuan sferën e arsimit në vitin 2025.

by Doresa Geci
1 ditë ago
1 0
A A

“Është një vit i humbur pa fajin tonë…”.

“Nuk ka ndonjë ndryshim as këtë vit…”.

“Në kushte të tilla nuk ka mundur të bëhet shumë për sektorin e arsimit…”.

365 ditë të vitit 2025, po cilësohen pa ndonjë ndryshim të rëndësishëm në fushën e arsimit.

Çështja e librave, pagave, paralajmërimet për greva e protesta e sfida të tjera ishin ato të cilat përcollën edhe vitin që po e lëmë pas.

Mungesa e institucioneve nuk iu solli zgjidhje shumë ankesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

“Sfidat tona kanë qenë se nuk kemi pasur me kenë të dialogojmë dhe në fund nuk kemi pasur kujt të i bëjmë protesta dhe greva, ngase ligji për greva thotë se duhet të shfrytëzohet të gjitha rrugët e dialogut por ne nuk kemi pasur me kë të dialogojmë  ngase nuk kishte parlament, ngase nuk kishte as qeveri të mirëfilltë”, tregon Rrahman Jashari nga SBAShK-u.

Mos njohja si vite kontribut dhënëse puna gjatë viteve të 90-ta vazhdon të jetë një shqetësim i tyre.

Por jo vetëm kjo, mësuesit vazhdon të jenë të pakënaqur me pagat që marrin.

“Pastaj kemi pasur kërkesë për ngritje të pagash pasi jemi mbetur keq karashi shteteve që na rrethojnë kemi pasur sfidën me të madhe që është kontratën kolektive, jemi nga vendet e rralla që nuk kemi marrëveshje kolektive ndërmjet BSPK-së, Qeverisë dhe Odave…”, tha ai.

Për herë të tretë, edhe këtë vit  u bë zhurmë për çështjen e subvencionimit të teksteve shkollore.

MASHTI edhe kësaj radhe vendosi të subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore, derisa masat u shtrënguan për ata të cilët  herën e kaluar morën paratë ndonëse nuk jetonin në Kosovë.

Kjo përmes vendosjes së koordinatorëve të cilët kontrollin secilin aplikimi që bëhet në shkollat përkatës.

Por nga SBASHK-u nuk ishin të kënaqur më këtë formë të furnizimit të librave shkollor meqenëse sipas tyre kjo krijonte tollovi nëpër shkolla.

Edhe sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja,  gjatë këtij viti nuk u bë ndonjë përparim në fushën e arsimit.

“Nuk ka ndonjë ndryshim as këtë vit, vazhdon i njëjti debat me të njetat probleme me të cilat përballet sektori në të gjitha nivelet në mungesë të Kuvednit edhe plani legjislativ  i supozuar me ato ligje per tu miratuar as nuk i ka ardhur rendi, kështu shumë ligje si ato për tekstet shkollore dhe ligji per arsimin e lartë të gjitha kanë mbetur peng”, tregoi Qehaja.

Gjatë këtij viti është evidentuar sërish zvogëlimi i numrit të nxënësve në shkollat e Kosovës.

Ish-zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka disa kritika në lidhje me mos-krijimin e një plani që klasat të mos jenë me pak nxënës.

“Nga ana tjetër mund të thuhet se ka pasur zvogëlim të numrit të nxënësve , numri i nxënësve në Kosovë zvogëlohet nga 10 mijë në çdo vit, gjë e cila ka ndodhur edhe në vitin 2025, por nuk ka pasur racionalizim të rrjetit të shkollave dhe si rezultat i kësaj  ne vazhdojmë të kemi numër të konsiderueshëm të shkollave me pak nxënës dhe klasa me pak nxënës  që ndikojnë negativisht në cilësinë e arsimit”, tha Pupovci.

Nxënësit në Kosovë gjatë këtij viti iu nënshtruan testit ndërkombëtar të PISA-së, rezultatet e të cilit pritet të publikohen në vitin e ardhshëm.

Ndërsa sipas Pupovcit, as në vitin 2025 nuk janë zbatuar rekomandimet e dala nga rezultatet e PISA 2022.

Mungesa e pajisjeve digjitale në shkollat e Kosovës vazhdon të jetë e evidentuar.

Por gjatë këtij viti u bënë disa  përmirësimi sa i përket ndërtimit të çerdheve.

“Ka vazhduar ndërtimi i kopshteve publike, dhe pa dyshim që shtimi i numrit të kopshteve publike do ta shtojë edhe pjesëmarrjen në arsimin parauniversitar rrjedhimisht në arsimin parashkollor, por nuk mund të presim që kjo të ketë një efekt aq të madh, sepse nevoja është shumë më e madhe se sa ajo që po ndërtohet”, tha ai.

Anëtarësimi i  Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Regjistrin e Evropian për Sigurimin e Cilësisë në ENQAR është një sukses i Kosovës.

Por sipas ekspertit te arsimit , mos përshtatja e drejtimeve  në arsimin e lartë me tregun e punës vazhdon të jetë e theksuar në Kosovë.

“I kemi tetë institucione publike ku shumë prej tyre kanë programe të njëjta ndërkaq numri i studentëve është duke u zvogëluar në mënyrë rapide, prandaj edhe këto institucione  do të kenë nevojë për një reformim  rrënjësore në mënyrë që oferta e tyre të i përshtate interesimit të zvogëluar  por edhe të përshtatet kërkesës për profile të caktuara të mos i kemi për shembull pesë fakultet juridike dhe pesë fakultete ekonomike vetëm në sektorin publik”.

Për këtë kërkohen reforma në sektorin e arsimit.

“Kryesorja në gjykimin tonë është një përkrahje e rritur për komunitetin mësimdhënësve, pra mësimdhënësit duhet të përkrahen  në ngritje profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe në të njëjtën kohë të njëjtëve të u kërkohet llogaridhënie. Pra bashkë me një mbikëqyrje të vazhdueshme të punës së tyre të vije edhe një përkrahje e vazhdueshme për një përformancë me të mirë”, thotë Qehaja.

Ndërsa nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit kërkojnë që Qeveria e ardhshme të jetë më bashkëpunuese me ta, ose në të kundërtën do të ndërmarrin veprime sindikale duke përfshirë këtu protesta dhe greva.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Mbi 70% e votave më postë të numëruara, këto janë rezultatet

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Të plagosurit në Podujevë në gjendjet stabile

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, dy të lënduar

4 palë zgjedhje brenda vitit, Tëvë1 në krye të detyrës

4 palë zgjedhje brenda vitit, Tëvë1 në krye të detyrës

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Mbi 70% e votave më postë të numëruara, këto janë rezultatet

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Të plagosurit në Podujevë në gjendjet stabile

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, dy të lënduar

Aksident me fatalitet në Durrës

Aksident me fatalitet në Durrës

4 palë zgjedhje brenda vitit, Tëvë1 në krye të detyrës

4 palë zgjedhje brenda vitit, Tëvë1 në krye të detyrës

Viti i luftës kundër kontrabandës

Viti i luftës kundër kontrabandës

“I lëndova sytë me atë lloj kiseline” – Historia e trishtë e Behxhet Gashit, tani sheh vetëm pjesërisht

“I lëndova sytë me atë lloj kiseline” – Historia e trishtë e Behxhet Gashit, tani sheh vetëm pjesërisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën