TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arsim Bajrami shpall gatishmërinë për kandidaturë konsensuale për President të Kosovës

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Arsim Bajrami shpall gatishmërinë për kandidaturë konsensuale për President të Kosovës

Anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami, ka bërë thirrje publike për unitet politik në funksion të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e tij për të qenë kandidat konsensual për këtë post.
Në një letër të hapur drejtuar liderëve politikë – Bajrami thekson nevojën për tejkalimin e dallimeve partiake me qëllim shmangien e krizave institucionale, shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme, raporton lajmi.net

Ai vlerëson se vendi po përballet me sfida komplekse gjeopolitike dhe të sigurisë, të cilat kërkojnë maturi shtetërore, unitet politik dhe përgjegjësi të lartë institucionale. Sipas tij, roli i Presidentit duhet të jetë unifikues, mbi-partiak dhe në shërbim të unitetit politik e qytetar.

Bajrami rendit përvojën e tij në proceset kyçe të shtetndërtimit, duke përfshirë kontributin në hartimin e akteve themelore kushtetuese, angazhimin gjatë luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe pjesëmarrjen në negociatat ndërkombëtare në Rambuje dhe në procesin e Vjenës për pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Thirrje për unitet politik për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës
I nderuar Z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje,
I nderuar Z. Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës,
I nderuar Z. Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
I nderuar Z. Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Në këtë moment të rëndësishëm për stabilitetin institucional dhe funksionimin kushtetues të Republikës së Kosovës, ju drejtohem me thirrjen që, përtej dallimeve politike dhe interesave partiake, të ndërtohet një unitet politik konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të shmangies së krizave të panevojshme institucionale, rrezikut të shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Duke pasur parasysh sfidat komplekse gjeopolitike dhe të sigurisë me të cilat përballet Republika e Kosovës, të cilat kërkojnë maturi shtetërore, unitet politik dhe përgjegjësi të lartë institucionale;
Duke marrë në konsideratë nevojën imperative për përmbylljen e qëndrueshme të procesit të shtetndërtimit, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, parimin e sovranitetit shtetëror dhe orientimin euroatlantik të vendit;
Duke çmuar rolin kushtetues të Presidentit të Republikës si figurë unifikuese, mbi-partiake dhe përfaqësuese e unitetit politik dhe qytetar të popullit të Kosovës;
Duke u bazuar në përvojën time shumëvjeçare në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës që nga viti 1990, përfshirë rezistencën institucionale, ndërtimin e rendit kushtetues dhe proceset vendimtare të tranzicionit politik;
Duke qenë njëri ndër hartuesit e të gjitha akteve themelore kushtetuese të Kosovës, si dhe duke dhënë kontributin tim politik, juridik dhe institucional gjatë luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në funksion të realizimit të së drejtës së popullit të Kosovës për liri, vetëvendosje dhe shtet të pavarur;
Duke pasur përvojë të drejtpërdrejtë në negociatat ndërkombëtare për lirinë e Kosovës në Rambuje dhe për pavarësinë e saj në procesin e bisedimeve të Vjenës;
Duke njohur në mënyrë të thelluar sistemin kushtetues, juridik dhe institucional të Republikës së Kosovës, si dhe mekanizmat e funksionimit të institucioneve në plan vendor dhe ndërkombëtar;
Duke ndërtuar ndër vite bashkëpunim institucional korrekt, dialog politik konstruktiv dhe respekt reciprok me të gjitha subjektet politike;
Me bindje se i plotësoj kushtet profesionale, politike dhe morale për një kandidaturë konsensuale në funksion të unitetit politik dhe funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Shpreh gatishmërinë time për të vënë veten në dispozicion të institucioneve dhe të spektrit politik dhe të qytetarëve të vendit si njëri prej kandidatëve konsensual për President të Republikës së Kosovës, me përkushtim të plotë ndaj unitetit kombëtar, forcimit të rendit kushtetues, stabilitetit institucional dhe përmbylljes të procesit të shtetndërtimit, në shërbim të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht, vlerësoj lartë qëndrimin dinjitoz, parimor dhe shtetformues të kolegut dhe mikut tim të fakultetit,Prof.dr.Murat Jashari dhe të familjes Jashari, të cilët, në frymën e përgjegjësisë kombëtare dhe respektit për sakrificën historike të familjes heroike dëshmuan edhe njëherë vigjilencen e lartë kombëtare.
Ju, shpreh gatishmërinë time për angazhim të vazhdueshëm institucional, akademik dhe publik në mbrojtje të karakterit çlirimtar dhe të drejtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe, kundër çdo përpjekjeje për demonizimin e saj apo për rishikimin selektiv e diskriminues të historisë nga Dhomat e Specializuara, në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë dhe të së vërtetës historike.
Me respekt të veçantë institucional,
Prof. Dr. Arsim Bajrami
Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
Anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.

Tags: Arsim BajramipresidentTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Molliqaj “shpall” Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun anëtarë nderi të VV-së

​Molliqaj “shpall” Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun anëtarë nderi të VV-së

Kërkohet paraburgim për dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti

Kërkohet paraburgim për dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti

Seanca ku të akuzuar janë 23 policë kufitarë, në gjykatë publikohen pamjet ku dy nga ta shihen duke marrë ryshfet

Seanca ku të akuzuar janë 23 policë kufitarë, në gjykatë publikohen pamjet ku dy nga ta shihen duke marrë ryshfet

Prokuroria nis hetimet ndaj dekanit Avni Puka, Enver Hasani mbrëmë ua rikujtoi se e kishin mbyllur rastin

Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe theksimin e partneritetit Kosovë-SHBA

Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe theksimin e partneritetit Kosovë-SHBA

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha

Mbi 16 mijë qytetarë firmosin peticionin kombëtar në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së

Arsim Bajrami shpall gatishmërinë për kandidaturë konsensuale për President të Kosovës

Arsim Bajrami shpall gatishmërinë për kandidaturë konsensuale për President të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën