Arsenali ka arritur edhe transferimin e katërt këtë afat, duke nënshkruar me portierin David Raya.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Gunners kanë përfunduar sot marrëveshjen me Brentford pasi javën e kaluar kishin arritur akordin personal me futbollistin.
Gardiani 27 vjeçar dëshironte me çdo kusht transferimin tek Arsenali, i cili pritet të zëvendësojë Matt Turner që do t’i bashkohet skuadrës së Nottingham Forest.