Arsenali vazhdimisht ka monitoruar tregun në La Liga gjatë viteve të fundit dhe në 2025, ata pritet që të transferojnë njërin prej mesfushorëve më të mirë në kampionati, Martin Zubimendi.
Siç ka raportuar The Athletic, Arsenali thuhet se është në bisedime të avancuara për Zubimendin, teksa kushtet personale janë zgjidhur dhe e vetmja gjë që po diskutohet është struktura e pagesës.
La Real dëshiron që ‘Topçinjtë’ të aktivizojnë klauzolën e lirimit të Zubimendit prej 60 milionë eurosh, sidoqoftë Arsenali do të preferonte që ta paguante atë me këste.