TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arsenal – Manchester City, duel titanësh sonte në Premierligë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arsenal – Manchester City, duel titanësh sonte në Premierligë

Përplajse “titanësh” mes Arsenalit dhe Manchester City-t në atë që konsiderohet sfida që mund të vendosë titullin e Premier League-s në këtë sezon futbollistik. Liderët e kampionatit përballë kampionëve në fuqi në “Emirates”, ku pritshmëritë për rikthimin në majën e futbollit anglez janë më të larta se kurrë.Po si vijnë skuadrat në këtë përplasje të drejtpërdrejtë?

Leandro Trossard mund të luajë titullar tek Arsenali, pasi shënoi (erdhi nga stoli) kundër Brentfordit të shtunën.Gabriel Martinelli mund të mbetet jashtë, ndërsa Gabriel Jesus është i padisponueshëm për shkak të lëndimit, pra nuk do të jetë i gatshëm për t’u përballur me ish-klubin e tij.

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, do të duhet të kalojë një test të fundit fizik për të parë nëse do të mund të jetë në fushë, qoftë për një pjesë lojë, përballë “Topçinjve”.Gjiganti norvegjez ka shënuar 25 gola në Premier League në sezonin e tij debutues, por ka dyshime të forta për gjendjen e tij, pas goditjes që mori në fitoren ndaj Aston Villas.

Phil Foden u kthye nga pankina të dielën dhe është sërish në formë, por John Stones mbetet jashtë.Arsenali ka një epërsi prej tri pikësh ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, por City mund t’i parakalojë londinezët me një fitore jashtë fushe.

City e eliminoi skuadrën e Mikel Artetës nga FA Cup me një fitore 1-0 në “Etihad”, muajin e kaluar, por kjo përplasje e shumëpritur në Premier League mund të “vrasë” garën për titullin kampion, nëse triumfon Arsenali (ka edhe një ndeshje tjetër për të luajtur e diferenca mund të shkojë në 9 pikë).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën