Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, transmeton teve1.info
“Troitska dhe Solodovnikova – do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Programi është duke u implementuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në”, thuhet në njoftimin e AGK-së.