Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nën dyshimin për ’Mundësimi apo detyrimi në prostitucion’’
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se i dyshuari M.M me qëllim të përftimit material si taksitë u ka mundësuar vajzave të moshave të ndryshme që të merren me prostitucion.
“Ekziston dyshimi se i dyshuari M.M., me qëllim të përfitimit material, duke ushtruar profesionin e taksistit, iu ka mundësuar vajzave të moshave të ndryshme që të merren me prostitucion, duke iu aranzhuar takime me persona të ndryshëm për shërbime seksuale, në këmbim të të hollave, ashtu që nga Prishtina i sjellë në Gjilan dy vajza të moshës 22 dhe 23 vjeç, ku për shërbimet seksuale për të njëjtat i merr të hollat në shumë prej 520 euro, në bazë të masës së fshehtë të simulimit të rastit”, thuhet nga Prokuroria.