Sipas njoftimit të policisë të së enjtes, vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga raporton Blick.
I dyshuari shqiptar ishte ndaluar javën e kaluar gjatë një patrulle policore.
Pasi i njëjti nuk kishte dokumentacion me vete, ai ishte marrë për verifikim në stacion.
Kurse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën 8 kg drogë, 7 prej tyre heroinë dhe rreth 1 kg kokainë.
24-vjeçari është dërguar në paraburgim.