Policia e Kosovës ka njoftuar se një vozitës i kamionit të një kompanie për grumbullimin e mbeturinave në Pejë është arrestuar, raporton teve1.info.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti dyshohet se ka goditur nga mbrapa një këmbësor.
Me këtë rast viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar vozitësi i kamionit të një kompanie për grumbullimin e mbeturinave i dyshuari kosovar, pasi që gjatë lëvizjes me kamion prapa ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info./