Një mashkull serb është arrestuar të martën në Zveçan, pasi që në automjetin e tij janë gjetur mallra (ëmbëlsira) të kontrabanduara nga Serbia.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari është liruar, ndërsa automjeti me mallra është dërguar në terminalin doganor.
“KONTRABANDË ME MALLRA Zveçan / 08.04.2024 – 17:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull serb, pasi që në automjetin e tij janë gjetur mallra (ëmbëlsira) pa dokumentacion përkatës dhe dyshohet që janë të kontrabanduara nga Serbia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa automjeti me mallra do të dërgohet në terminal doganor”, thuhet në raport./teve1.info/