Rasti ka ndodhur në Prizren ndërsa është bërë e ditur se viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja, shkruan teve1.info
Tutje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 25.07.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka marr viktimën femër kosovare dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.