Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq është arrestuar nga autoritetet serbe, transmeton teve1.info.
Sipas mediave serbe, deri tek arrestimi ka ardhur pasi Jovanoviq kishte sulmuar fizikisht avokatin Nemanja Aleksiq nga Novi Sadi.
Dyshohet se sulmi ka ndodhur në qendër të Beogradit.
Me vendim të Prokurorisë, Jovanoviqit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.