Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer një vjedhje në një lokal në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:10.
“Prishtinë 26.03.2024-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut , pasi që i njëjti kishte kryer vjedhje në një lokal. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info