Një shtetas i Brazilit është arrestuar të hënën në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë një kontrolli të kryer nga zyrtarët policorë, në çantën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Brazilit, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







