Mesditën e sotme, në fshatin Zupqë të Zubin Potokut, është arrestuar një serb, pasi ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Sipas Policisë, i dyshuari D.B., më 20 maj 2020 është shpallur fajtor për veprën penale “Grabitja” dhe i është shqiptuar dënim me burg.
I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.