Një person është arrestuar të martën në Malishevë, pasi që i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Malishevë / 23.07.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/