Një person është arrestuar në Prishtinë për sulm seksual.
I dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia po e heton rastin, ndërsa nuk ka dhënë informacione të tjera rreth tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.