Policia e Kosovës ka arrestuar D.D i dyshuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme më 29 maj të vitit të kaluar.
Ai është arrestuar të mërkurën i cili dyshohet se ka nxitur protestat e dhunshme në Zveçan ku janë sulmuar forcat e KFOR-it.
“Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan”, thuhet në komunikatën e PK-së ku është publikuar edhe foto e tij gjatë protestave të dhunshme.
Ai dyshohet për veprat: Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare,
Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe Sulm ndaj personit zyrtar