Policia e Kosovës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili i njëjti dyshohet për kanosje me armë zjarri në Shtërpcë.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit i është gjetur një armë e zjarrit (pistoletë) me 28 fishekë.
“Një person derisa po qarkullonte me veturën e tij me targa vendore, është përcjellur nga një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka ndaluar në rrugë dhe e ka kanosur me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të Shtërpcës. Disa minuta më vonë policët e stacionit kanë arritur që në qendër të Shtërpcës të ndalojnë veturën e dyshuar dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës kanë gjetur një armë të zjarrit (pistoletë ) me 28 fishekë”, ka njoftuar policia.