Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj katër viktimave të mërkurën në Podujevë.
Siç raporton policia, katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 01.11.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj katër viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.