Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren për kanosje ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas njoftimit thuhet se personi i arrestuar kishte kanosur policët gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.