Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrim”.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se personi i arrestuar ka siguruar dokumente e kontrata pune të falsifikuara tre personave në bashkëpunim me ta, të cilët kanë mashtruar kredi në një bankë.
Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./teve1.info/