Policia e Kosovës të mërkurën në Pejë, ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy femrave.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë. 25.10.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.