Një person është arrestuar në Obiliq pasi ka kanosur një zyrtar policor.
Të dyshuarit i janë konfiskuar armë zjarri për të cilat posedonte leje.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht viktimën m/k (zyrtar policor). Nga i dyshuari janë konfiskuar 3 armë zjarri (dy armë gjuetie dhe një revole) për të cilat posedonte leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.