Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë për kultivim të narkotikëve.
Sipas njoftimit të PK-së në shtëpinë e të dyshuarin dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar 24 bimë kanabis sativa dhe 435 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 24 bimë kanabis sativa, 435 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1 telefon celular”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /teve1.info/