Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një kryesues i komisionit për numërimit e votave në Malishevë.
Arrestimi i tij është bërë të dielën ndërsa me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 23.01.2026-08:30. Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh.
15 personave në këtë komunë si të dyshuar për dallavere me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit u ishte caktuar masa e paraburgimit nga një muaj.







