Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i kanë gjetur e konfiskuar një qese plastike të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 2 gramë.
Gjithashtu i kanë gjetur edhe 1 mulli të vogël për bluarje-grinder dhe një pako me letra mbështjellëse.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./teve1.info/