Është arrestuar një person në rrugën “Xhemail Mustafa” në Fushë – Kosovë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 10.93 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të organeve kompetente është kryer bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur asgjë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njësitet policore gjatë kontrollit në xhep i kanë gjetur dhe konfiskuar 10.93 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin dhe GjPP-në është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.