Një person është arrestuar në Deçan, pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar disa persona zyrtarë dhe kishte dëmtuar disa pajisje.
Sipas raportit të Policisë, gjatë arrestimit i njëjti kishte sulmuar dhe pjesëtarë të policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë si dhe kishte dëmtuar disa pajisje. Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 – orësh./teve1.info/