Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i mitur, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Të njëjtit gjatë kontrollit në rrugën “Marin Barleti” në qytet i është gjetur substancë e dyshuar narkotike prej 7.5 gram.
Pas intervistimit i mituri është liruar në procedurë të rregullt.