Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se viktima është kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka kanosur me jetë punëtoren e Qendrës për Punë Sociale viktimën femër kosovare gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info./