Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar pasi dyshohet se ka trafikuar dy femra shtetase të huja.
Rasti ka ndodhur në Klinë dhe pas intervistimit e dyshuara është liruar.
“Dy viktimat femra shtetase të huaja kane raportuar se janë trafikuar, në lidhje me rastin është arrestuar një e dyshuar femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e lartëcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.