Një person ka raportuar në polici se një grua ka keqtrajtuar një fëmijën në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:30, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 05.12.2023-10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se e dyshuara femër ka keqtrajtuar viktimën mashkull kosovar. E dyshuara është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.