Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre të arrestuarit janë nga Vushtrria dhe janë dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.
“Me datën 18 dhe 19 tetor 2022 njësitet policore në Vushtrri dhe Mitrovicë, në bazë të urdhëresave aktive kanë arrestuar tre persona të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga Gjykata kompetente.
Personat e arrestuar janë: e dyshuara e parë F.M., 52 vjeçare, e kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”, i dyshuari i dytë A.M., 24 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e rendë” dhe i dyshuari i tretë M.H., 27 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”, të gjithë shtetas i Republikës së Kosovës, ku te njëjtit pas përfundimit të procedurave policore janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.