Një burrë i dyshuar për ngacmim seksual të një tjetri është arrestuar të mërkurën në Prizren.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që I njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.