Një mësimdhënës i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Sipas raportit 24-orësh, nxënësi ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për t’u shëruar në shtëpi.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor.
“Mamushë 06.03.2026 – 10:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, njofton PK.







