Një 35-vjeçar është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë mbetur në tentativë” në Skenderaj.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me forcë kishte tentuar të kryej veprën penale vjedhje në tentativë ku cak i kësaj vjedhje ishte një barnatore.
Policia ka bërë të ditur se personit të dyshuar u janë gjetur dhe konfiskuar një armë, pistoletë me nëntë fishek, një dhe dëshmi tjera material që dyshohen të jenë përdorur në vendngjarje.
“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit Rr. G., 35 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë ne tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftim./teve1.info/