Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë i kërkuar për tentim vrasje dhe ka sekuestruar një armë zjarri.
Z.Z, 23 vjeçar është arrestuar të mërkurën në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
“Arrestimi është realizuar dje në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ku është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie. Personi i dyshuar Z. Z. mashkull 23 vjeç, për të cilin rezultonte një urdhëresë aktive, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.