Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.
19-vjeçari me inicialet D.M dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka hedhur sprej një personit.
“Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një sprej që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në ndalim policor.