Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës 18- vjeç për gjuajtje me armë në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë.
Sipas PK-së i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Në cilësi të dyshuarit për të shtëna është intervistuar O. B, 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet nga policia.
Policia ka njoftuar se dy persona një në Shtime dhe një Mitrovicë të Jugut janë shoqëruar në polici për gjuajtje me armë zjarri në ahengje familjare.