Në Prishtinë është arrestuar një 28- vjeçar, shtetas i Kosovës i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe në kërkim si i dyshuar për “Dhunë në familje”
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin Enis Pllana
“Sonte nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar: ·T.B, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe në kërkim si i dyshuar për “Dhunë në familje’”, ka thënë Pllana.
Ai për teve1.info ka njoftuar se gjatë operacionit të dyshuarit i është gjetur edhe një sasi e dyshuar e substancave narkotike.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.
 
			






