Një 45-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në makinë.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve policia i gjeti atij një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte 45-vjeçari, raporton teve1.info
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me sherbimet e DVP Kukës, kanë goditur një rast të tentativës për të hyrë në Shqipëri, me armë zjarri. Si rezultat, gjatë kontrollit me metoda bashkëkohore, të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin që drejtonte shtetasi F. D., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas”, thuhet në njoftim.









