Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim dhe kërcënimin e një femre.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku sipas njoftimit i dyshuari kanosjen dhe ngacmimin e kishte bërë në vazhdimësi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi dyshohet se kishte ngacmuar dhe kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.







