Është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një grua në Pejë, ndaj të cilës javë më parë është ngritur aktakuzë për mashtrim.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar një person për veprën penale ‘Mashtrimi’. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 ore. Ndaj të njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë, javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi”, konfirmoi Nikçi.