Ndaj Molliqajt është lëshuar dje urdhër-arrest, pasi ndaj të njëjtit ka dështuar sërish të nisë gjykimi në rastin për përleshjen fizike mes tij dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019.
Molliqaj është parë sot i pranishëm në protestën e veteranëve të OVL-UÇK-së në oborrin e Kuvendit, pasi të njëtit shprehën pakënaqësitë e tyre për mospërfshirje në Projektligjin për pagën minimale. /Teve1.info/