Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të P.K, 31-vjeçar i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që sipas Policisë, e kishte në posedim të paautorizuar, raporton teve1.info
Policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar një pistoletë e tipit SIG Sauer me një karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.