Policët e stacionit të Shtimes kanë arrestuar mbrëmë një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të Policisë, G.P., ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj.
“Pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, bëhet e ditur në njoftim. /Teve1.info/