TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje brenda një nate në Ferizaj

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet N.A., i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve brenda një nate në qytetin e Ferizajt, si edhe për përfshirjen në dy raste të mëhershme.

Sipas njoftimit të policisë, rastet e fundit u raportuan më 4 dhjetor 2025. Rreth orës 20:04, në rrugën “Zenel Hajdini”, i dyshuari kishte vjedhur artikuj ushqimorë nga një market. Vetëm një orë më vonë, rreth orës 21:00, në rrugën “Lulzim Guta”, ai dyshohet se ka marrë disa palë këpucë nga oborri i një shtëpie.

Policia arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë atë rreth orës 21:20. Gjatë intervistimit, N.A. pranoi se kishte kryer të dy vjedhjet e asaj nate.

Pas analizimit të provave dhe video-incizimeve, hetuesit e lidhën atë edhe me dy raste të tjera të vjedhjeve të ndodhura më herët:

  • 15.10.2025, në rrugën “Esat Mekuli”, ku ishin vjedhur disa palë këpucë;
  • 31.10.2025, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, brenda Xhamisë së Madhe të Ferizajt, ku ishin vjedhur pajisje zëri dhe këpucë.

I dyshuari ka pranuar edhe këto dy raste.

Me vendim të prokurorit, N.A. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Tags: arrestimFerizajPolicia e KosovesTeve1vjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën